4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar anëtarë të Këshillit të degës së AAK-së për Bavari.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në ditën e parë të qëndrimit në Gjermani bashkë me kolegë nga kryesia qendrore u pritëm në takim nga Këshilli i degës së AAK-së për Bavari, në Nyrnberg. Nga Kryetari i Degës për Bavari, z. Selim Hoti, u informuam për aktivitetet e Aleancës në Republikën e Bavarisë, ku ndër tjerash theksoi mbështetjen në rritje për Aleancën nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka takuar bashkatdhetarë që po tregojnë sukses të dalluar në biznes dhe shërbime ndaj komunitetit që jetojnë e veprojnë në këtë vend.

“Shpreha mirënjohjen për punën dhe angazhimin ndaj kryetarit dhe strukturave të Aleancës në këtë nëndegë, si dhe ndaj kryetarit për Gjermani z. Ukë Blaka, të cilët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në shtrirjen e AAK-së në Gjermani. Poashtu, bashkë patëm rastin të takojmë bashkatdhetarët tanë që po tregojnë sukses të dalluar në biznes dhe shërbime ndaj komunitetit që jetojnë, kompaninë BBM me pronarë Besim Klinaku dhe Besnik Pangjaj, si dhe Dr. Rauf Ibishin në ordinancën e tij stomatologjike”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj është mirëpritur edhe nga kryesia e LAPSH udhëhequr nga kryetari Milazim Ukaj.

“E veçantë ishte vizita tek shkolla shqipe në Nuremberg, ku u pritëm nga kryesia e LAPSH udhëhequr nga kryetari Milazim Ukaj. Vlerësova lart angazhimin e gjithë stafit të kësaj shkolle në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare përmes mësimit plotësues për nxënësit shqiptarë, pasi vetëm kështu mund ta ruajmë identitetin tonë kombëtar”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit