Haradinaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Isuf Selmanajt

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Isuf Selmanajt, të cilin e cilësoi si një burrë me vlera dhe të respektuar nga të gjithë.

Haradinaj vlerësoi qëndrueshmërinë e tij ndër vite, duke theksuar se ai mbeti i palëkundur në rrugën atdhetare, pavarësisht sfidave, përfshirë edhe burgosjen e vëllezërve të tij gjatë viteve ’80-ta.

Ai gjithashtu nënvizoi kontributin e familjes Selmanaj në përpjekjet për liri, duke kujtuar se kjo familje i ka dhënë atdheut dy dëshmorë.

Në fund, Haradinaj u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Selmanaj dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin, duke shtuar: “I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”

Të ngjashme

Të fundit