Ka vdekur sot në mëngjes nëna e Kadri Veselit, pas një sëmundje. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Veselit.
me këtë rast, familjen Veseli e ka ngushëlluar kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj, raporton Scanner.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të.
Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij!
Nëna Ajshe u prehtë në paqe!
RH