-9.2 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Haradinaj nga Suhareka: Komunat tona po përparojnë pa mbështetjen e nivelit qendror

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Suharekë me rastin e përurimit të shtëpisë së Kulturës, “Ukë Bytyçi”.

Sipas tij, ky sukses nuk është meritë e nivelit qendror, por atij lokal.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Suharekën, një komunë që simbolizon suksesin dhe potencialin e vërtetë të Kosovës. Nën udhëheqjen e Aleancës dhe kryetarit Bali Muharremaj, Suhareka ka shndërruar sfidat në mundësi, duke treguar se çfarë mund të arrihet me vizion dhe përkushtim.

Përurimi i Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” është vetëm një shembull i progresit të jashtëzakonshëm që po bëhet këtu. Por, ky sukses vjen nga qeverisja lokale, jo si rezultat i politikave të politikave të qeverisë aktuaale. Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror.

Ne në AAK besojmë se çdo komunë në Kosovë ka potencialin për të arritur suksese të ngjashme. Me politika të duhura, kryetarë të përkushtuar dhe mbështetje aktive nga qeveria, mund të krijojmë një mjedis ku komunat zhvillohen, e cilësia e jetës së qytetarëve rritet.

Suharekë, urime Shtëpinë e Kulturës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit