Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ndau mesazhe nga tubime elektorale në Kosovë, përderisa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për inaugurimin e Presidentit Trump.
Haradinaj u shpreh se Vitomirica dhe Rogova, kanë dhënë shumë, e që s’po marrin aq sa duhet.
“Vitomirica e Pejës dhe Rogova e Hasit, sot si një, për Kosovën Fituese. Si këto e panumër vendbanime anë e kënd Kosovës, si sot e gjithmonë na kanë dhënë fuqi. Kanë dhënë shumë s’po marrin aq sa duhet. Prandaj sot jemi më të vendosur se kurrë për një Kosovë Fituese! Faleminderit Vitomiricë, Faleminderit Has!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.