Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në 27-vjetorin e rënies së 106 martirëve në Pastasel të Rahovecit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haardinaj ka shkruar se plumbat e armikut nuk kursyen as të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë plagë të thella për familjet e tyre.
Njoftimi i plotë:
Në Pastasel të Rahovecit, me kryetarin Smajl Latifi, familjarë e bashkëpunëtorë, sot nderuam kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth, të strehuar aty për t’i shpëtuar barbarisë së armikut.
Të njëjtin fat e patën edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës. Plumbat e armikut nuk kursyen as të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë plagë të thella për familjet e tyre.
Jetojmë çdo ditë me lavdinë e të rënëve dhe me sakrificën që forcoi rrugën tonë drejt lirisë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa detyrimi ynë është ta mbrojmë dhe ta forcojmë Kosovën, për të cilën ata dhanë jetën.






