Home Lajme Haradinaj nga Klina: Çmimi i energjisë do të ulet për 20%

Haradinaj nga Klina: Çmimi i energjisë do të ulet për 20%

0
Haradinaj nga Klina: Çmimi i energjisë do të ulet për 20%

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi elektoral në qytetin e Klinës, theksoi projektet kyçe që ai dhe partia e tij synojnë të realizojnë për një Kosovë të zhvilluar dhe prosperuese. Haradinaj deklaroi se projekti i tij për “Kosovën Fituese 137” do të përfshijë investime të mëdha në infrastrukturë, uljen e çmimit të energjisë, mbështetje për bizneset dhe rinovimin e sektorëve të tjerë të rëndësishëm.

Ai nënvizoi se Klina do të lidhet me rrugët kryesore dhe autostradën e Dukagjinit, duke krijuar mundësi më të mëdha zhvillimi ekonomik dhe lidhje më të forta me komunat e tjera.

“Klina do ta ketë rrugën tranzitore që do ta lidhë me Istogun dhe Skenderajn,” tha Haradinaj, duke shtuar se ky projekt do të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe do të përmirësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.

Haradinaj gjithashtu premtoi një politikë të uljes së çmimit të energjisë, duke thënë se “nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë – çmimi do të ulet për 20%”. Ai theksoi angazhimin për të mbështetur rininë dhe bizneset e reja, duke ofruar fonde dhe grante pa kthim për të rinjtë që duan të fillojnë një biznes.

Një tjetër prioritet, sipas Haradinajt, është garantimi i kushteve më të mira për qytetarët. Ai theksoi se nuk do të ketë pagë nën 1000 euro dhe pension nën 500 euro, dhe se çdo student do të ketë mundësinë për të përfituar bursë.

Për sektorin e bujqësisë, Haradinaj njoftoi se subvencionet për bujqësi do të trefishohen, duke mbështetur kështu fermerët dhe prodhuesit vendas. Ai po ashtu njoftoi se Ligji për Investime Strategjike do të krijojë mundësi për partneritet më të ngushtë mes bizneseve dhe shtetit.

Në përpjekje për të mbështetur nënat dhe fëmijët, Haradinaj premtuan që të gjitha shpenzimet për foshnjat deri në moshën njëvjeçare do të mbulohen nga shteti, dhe se gratë me foshnja deri në moshën trevjeçare do të kenë mundësi orari fleksibël për punë.

Exit mobile version