Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ka thënë se ka vrarë ushtarë e oficerë serbë në betejen e Koshares sa herë ka pasur mundësi.
Haradinaj tha se në frontin e luftës s’ka pasur mundësi me vra ushtarë të ushtrisë serbe aq sa ka dashur.
Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndesh me ushtarë serbë i kam kokrru sa herë kam mujt. E dijnë saktë ata, ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare saherë kam mujt ku e kam nxanë e kam gjujtë. Ka pasë dy rrugë ose me më vra ose me i vra, fati as unë s’kam mujt me vra sa kam dashtë por as ata ushtarët s’kanë mujt shyqyr me m’vra edhe pse më kanë plagos. Lufta është luftë, jam kah flas për frontin”, ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij.