Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se masiviteti dhe entuziazmi i mijëra njerëzve, kudo që kanë shkuar këto ditë, është dëshmi se ky popull nuk e duron as izolimin as mashtrimin.
“Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin
Njeriu i Kosovës po e çon zanin kundër këtij establishmenti autoritar e antikombëtar.
Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra njerëzve, kudo që kemi shkuar këto ditë, është dëshmi se ky popull nuk e duron as izolimin as mashtrimin!
🇦🇱🇽🇰 të bashkuar për një Kosovë Fituese 137!