Lideri i AAK, Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Trump ka shkruar se 137 – Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit, raporton Scanner
“Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
137 – Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit!
Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.
Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!
Jemi bashkë!