Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, ka prezantuar projektet e tij për zhvillimin e Vitis dhe të gjithë Kosovës. Gjatë një tubimi në këtë komunë, ai theksoi se qeveria e ardhshme do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për këtë qytet dhe do të sigurojë përmirësimin e kushteve jetësore për qytetarët.
Ai gjithashtu premtroi se nuk do të ketë pagë apo pension nën 500 euro, dhe se paga mesatare do të kalojë mbi 1000 euro.
Haradinaj nënvizoi se shteti do të mbështesë financiarisht punëkërkuesit deri në punësim, dhe do të sigurojë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të paktën 20%. Po ashtu, ai premtroi ndihmë të madhe për bizneset, duke u mundësuar atyre të jenë partnere me shtetin në projekte kapitale publike, si dhe do të trefishohen subvencionet për bujqësi.