Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Qeveria e Haradinajt ka rënë për shkak të taksës 100% ndaj Serbinë.
Sipas tij, Qeveria e Haradinajt përmes taksës 100% ia ka bërë me dije miqve dhe armiqve që Kosova ka zot shpije.
“Heqja dorë nga ato pika, sidomos ne e lamë taksën 100% dhe ra qeveria në emër të një kauze siç e quajtëm ne, ndërsa kjo qeveri e hoqi taksën. Ia kemi bërë me dije edhe miqve dhe armiqve që Kosova ka zot shpije”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ai thotë se për heqjen e taksës 100% ndaj Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka bërë një gabim të madh.
“Nëse ju kujtohet lot e Vuçiqit hiqeni taksën, ajo taksë ka mundur me u favorizu për institucionet e Kosovës. Është dhënë krejt natën me një justifikim që do të ketë reciprocitet. Kjo ka qenë një gabim që ka bërë kryeministri. Në fund të ditës nuk duhet të lakohen emrat cili është kryeministri, por duhet të jemi të qartë se kryeministri i Kosovës cilido qoftë ai kur e merr një vendim secila Qeveri që vjen e ka obligim zbatimin”, përfundoi Haradinaj. /Teve1.info/