Home Ballina Haradinaj në Tiranë: Takim vëllazëror me Edi Ramën

Haradinaj në Tiranë: Takim vëllazëror me Edi Ramën

0
Haradinaj në Tiranë: Takim vëllazëror me Edi Ramën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot në Tiranë ka pasur një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai tha se me Ramën diskutuan për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

“I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version