Home Ballina Haradinaj në shënimin e Epopesë së Dukagjinit: Kosova e meriton të jetë krah ShBA-së si anëtare e NATO-s

Haradinaj në shënimin e Epopesë së Dukagjinit: Kosova e meriton të jetë krah ShBA-së si anëtare e NATO-s

0
Haradinaj në shënimin e Epopesë së Dukagjinit: Kosova e meriton të jetë krah ShBA-së si anëtare e NATO-s

Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika.

“Shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika, kur e gjithë bota demokratike u bë bashkë për të ndërprerë fushatën e egër të spastrimit dhe përndjekjes ndaj popullit shqiptar në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova e meriton të jetë krah aleatëve të saj si anëtare e NATO-s.

“Ne si Kosovë rreshtohemi me aleatët tanë në krye me ShBA-të në synimin tonë për partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah aleatëve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika, kur e gjithë bota demokratike u bë bashkë për të ndërprerë fushatën e egër të spastrimit dhe përndjekjes ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Ne si Kosovë rreshtohemi me aleatët tanë në krye me ShBA-të në synimin tonë për partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah miqve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=770733104418040&id=100044440716038&mibextid=Nif5oz

 

Exit mobile version