Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e tre vëllezërve Bytyqi, të cilët i ishin bashkuar UÇK-së dhe ishin vrarë në Serbi.
Ai ka thënë se gjithmonë do të jenë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi.
“Ylli, Mehmeti e Agroni, të frymëzuar nga tradita atdhetare e familjes, u bashkuan në ‘Atlantikun’ e UÇK-së, pa shikuar prapa. Pjesë e rreshtit të mbrojtësve të Kosovës, ata janë shembull i luftëtarit shqiptar, çlirimtar e jo pushtues, që kërkon lirinë e tij pa shkelur të drejtat e tjetrit.
Këta trima me krenari i nderoi Kongresi Amerikan duke nxjerrë rezolutë për të vulosur edhe njëherë se Amerika dhe Kosova janë bashkë në mbrojtje të lirisë. Gjithmonë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi. Gjithmonë të përulur para veprës heroike të vëllezërve Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë: KËTU