Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka vizituar studentët e Universitetin Amerikan RIT.

Ai në një postim në Facebook, u shpreh se nuk ka më kohë për premtime dhe se duhet veprim i menjëhershëm dhe reforma rrënjësore, duke premtuar kështu 50 për qind rritje të pagave për punëtorët e arsimit.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me studentët e RIT (A.U.K); një gjeneratë e jashtëzakonshme e të rinjve tanë që po përgatiten për të ardhmen. Ndava me ta vizionin tonë për transformimin e arsimit të lartë në Kosovë. Nuk ka më kohë për premtime – duhet veprim i menjëhershëm dhe reforma rrënjësore.

Postimi i plotë: