4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Haradinaj në Rahovec: Kam ardhë me ju tregu se anëtarësimi në NATO ka me u bë

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova do të anëtarësohet në NATO me të në krye të qeverisë, dhe shprehet i sigurt që kjo do të ndodhë.

Këtë e përsëriti në organizimin për prezantimin e kandidatëve për deputetë nga Rahoveci.

“Sot jemi këtu për të vendosu për të ardhmen tonë, për katër vjet që vijnë, por jo vetëm për këto katër vjet. Unë kam qejf t’i prij vendit e njerëzve në fitore. Iu kam treguar për Kurtin se është gabim, nuk po punon për këtë vend, se për këtë vend kanë vdekur njerëz, për këtë vend kemi hequr shumë.  Kam punuar me kujdes, si kemi me e nxjerr Kosovën, si me dal prej rrethinës që e ka futur Kurti Kosovës, e vështirë është. Janë palu një mbi një marrëveshjet ndërkombëtare, numër i madh i obligimeve, i borxheve. Kemi edhe sanksione, e për me dal nga ky rrethim, për me shku nga fitorja, kam punuar kujdesshëm e me ata që sot marrin vendime”, tha Haradinaj.

“Anëtarësimi në NATO ndodh. Jam hi në borxh, jam hi në obligim që me hy në NATO. Kom thanë që në 100 ditët e para kemi me hy në NATO, do po qeshin. Kur kam thënë se nuk ka me pasë pagë ndër 1000 euro në Kosovë, do kanë qesh, të gjitha partitë, tash po i shoh të gjithë që koeficienti 150 euro. Kam ardhë me ju tregu se edhe anëtarësimi në NATO ka me u bë. Kur ia kanë ia kanë nis dialogut kanë thënë se nuk bëhet asgjë pa qenë gati Serbia, po u zotu marrëveshjet e me rend. Serbia do me hy në BE, por BE-ja e ndal e i thotë duhesh ta njohësh Kosovën. Ne nuk po i bëjmë presion Serbisë, ne po themi të anëtarësohemi në NATO. Jo sanksione më, por miliarda për Kosovën, kur kjo të bëhet”, tha tutje kandidati për kryeministër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit