15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Haradinaj në Prishtinë nderon të rënët britanikë

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Aktit të Përkujtimit, të mbajtur në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, ku u nderuan ushtarët britanikë të rënë në luftërat botërore dhe konfliktet pasuese, Haradinaj vendosi lule pranë Memorialit të Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha se Kosova ruan mirënjohje të përhershme për Mbretërinë e Bashkuar dhe rolin e saj në paqen dhe lirinë e vendit.

“Në këtë ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për heroizmin dhe sakrificën e luftëtarëve britanikë”, shkroi Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit