6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Haradinaj në Prishtinë: Do të zhbllokojmë projektet madhore në kryeqytet

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, prezantoi sot para qytetarëve të Prishtinës një program ambicioz zhvillimor, duke premtuar implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin dhe realizimin e projekteve kapitale që do ta transformojnë metropolin e Kosovës.

“Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se përfundimi i Unazës së Jashtme do të revolucionarizojë qarkullimin në kryeqytet. Sipas tij, ndërtimi i stadiumit të ri dhe Sallës Konvertale do ta shndërrojnë Prishtinën në epiqendër të sportit dhe kulturës rajonale.

Në aspektin ekonomik, lideri i Kosovës Fituese parasheh rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione minimale prej 500 eurosh. Programi parasheh edhe uljen e çmimit të energjisë për 20% përmes rritjes së prodhimit vendor në 1500 MW.

“Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit,” theksoi ish-kryeministri, duke shtuar se të rinjtë që nisin biznes do të përfitojnë grante pa kthim. Pakoja prej 1 miliard eurosh për bizneset prodhuese-eksportuese pritet të gjenerojë vende të reja pune, ndërsa punëkërkuesit do të marrin mbështetje financiare deri në punësim.

Haradinaj e konsideron anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO dhe aleancën e përhershme me SHBA-të si shtyllat kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë të vendit.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit