![Haradinaj në Lug të Drinit: Morëm mbështetje të fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese Haradinaj në Lug të Drinit: Morëm mbështetje të fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20250207_213908_Chrome.jpg)
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubim në Lug të Drinit, duke thënë se edhe këtu është fryma e Aleancës Fituese.
Haradinaj ka thënë se në Lug të Drinit, historia dhe trimëria janë gdhendur thellë në çdo familje.
Ai tutje ka thënë se nga atje kanë marrë mvështetje të fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese.
“Fryma e Aleancës Fituese edhe në Lug të Drinit
Në Lug të Drinit, ku historia dhe trimëria janë gdhendur thellë në çdo familje, sot morëm mbështetje të fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese.
Do ta bëjmë realitet planin tonë për zhvillim ekonomik, për fuqizim të shtetit përmes anëtarësimit direkt në NATO. Fitorja e listës 137 do të jetë fitore e çdo qytetari që beson në një Kosovë më të mirë.
Me 9 shkurt – të gjithë për Kosovën Fituese 137” – ka shkruar Haradinaj.