10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Haradinaj në Konventën Zgjedhore të Nismës: Fatmir, era fitore po i vie

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalicioni i partisë së tij me Nismën Socialdermokrate të Fatmir Limajt dhe konservatorët, garanton anëtarësimin e vendit në NATO.

Duke folur në Konventën Zgjedhore të Nismës, Haradinaj i tha Limajt se po e ndjen erën e fitores.

“Kryetar, Fatmir, po më duket era fitore po i vie”, tha Haradinaj.

“Këtu në këtë sallë ka shumë vepra, sepse ka shumë njerëz që kanë bërë vepra të mëdha për Kosovën”, tha ai, duke iu referuar slloganit të këtij koalicioni: “Veç vepra”.

Haradinaj përsëriti premtimin për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes planis aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet tjera të jetës”, tha ai.

Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë”, tha Haradinaj.

Kjo, sipas tij, do të bëhej “në muajt apo vitin e parë të qeverisjes”.

Tashmë ai tha se janë “duke punuar në këtë drejtim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit