6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj në Deçan: Ky vend është burim i shumë patriotëve ndër breza

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit.

Haradinaj ka thënë se Deçani është burim i shumë patriotëve ndër breza.

“Dje në Lloqan, Carrabreg të Ulët e të Epërm dhe në Lumbardh, në nderim të dëshmorëve u organizua aksioni tradicional për dhurimin e gjakut, me moton “N’Carrabreg dhurohet gjak”, ndërsa sot në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri. Deçani ishte historikisht në ballë të shumë proceve për lirinë e Atdheut, burim i shumë patriotëve ndër breza. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj.

“Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Kujtimi i tyre është fryma që e mbartë lirinë përpara. Nderimi që i bëjmë ndaj tyre është një detyrë që nuk duhet të harrohet kurrë e duhet të përcillet tek secila gjeneratë”, është shprehur Haradinaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit