16.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Haradinaj në Deçan: Kur blen Serbia armatim, na s’e dimë – e Kurti na jep detajet e dronëve tanë (Video)

- Advertisement -

Kur në Deçan ka tubim elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, atmosfera nuk mungon.

Ajo ndizet edhe më fort kur atje shkon kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për ta përmbyllur fushatën për zgjedhjet lokale, raporton Klan Kosova.

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë para bashkëqytetarëve të tij me bindje se do të dalë sërish i pari të dielën e 12 tetorit në zgjedhjet komunale.

Sipas tij, ai do ta nisë punën të hënën, më 13 tetor.

Ndërkaq, Haradinaj para bashkëvendësve kujtoi se krejt lëvizjet kombëtare kanë nisur në Deçan, nisur nga UÇK-ja.

Ai u shfaq tejet kritik ndaj shefit të qeverisë në detyrë, duke thënë se ky i fundit po i bën dëm Republikës. /KlanKosova/

Të ngjashme

Të fundit