Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Austrisë ku është pritur nga bashkatdhetarë në Linz të këtij shteti.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Gjithmonë i lumtur e i nderuar në mesin e bashkatdhetarëve, si sot në Linz të Austrisë. Biseduam për zhvillimet politike në vend, gjendjen ekonomike e energjetike. Dëgjova edhe për sfidat e komunitetit shqiptar atje, organizimin e tyre kulturor e politik”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka nderuar me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” disa bashkëluftëtarë dhe familje dëshmorësh, e po ashtu edhe aktivistë të AAK-së atje.
“Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për disa bashkëluftëtarë dhe familjarë dëshmorësh, si dhe aktivistë të AAK-së në Austrinë e Lartë”, ka shkruar Haradinaj.
Në kuadër të kësaj vizite, Haradinaj ka qenë edhe në disa biznese dhe klube të shqiptarëve.
“Gjatë qëndrimit në Linz, gjithashtu kam vizituar biznese, klube e shoqata të shqiptarëve atje; te biznesi i djemve të Dëshmorit Abdullah Bugari nga Rahoveci, Adri dhe Nuri; Unioni i Grave në Diasporë të udhëhequr nga Adriana Sherifi; Furra “Nora” e familjes Muhadri, aktivistë të AAK-së që nga ditët e para; klubin Daphina të Fatmir Gashit dhe klubin Festimi të Albert Berishës”.
“Kam takuar gjithashtu Kolonel Pfil Günther Rosenitz, Drejtor Gjeneral i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë, zv. president i Institutit për Studime të Evropës Juglindore, njëherësh profesor në Bazën Ushtarake Amerikane në Granisch. Po ashtu kam takuar bashkëluftëtarin Nazmi Kastrati dhe kam shijuar dreken në hapësirat e Shoqatës “Dardania” udhëhequr nga Mehdi Prushi”, ka përfunduar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj