16.1 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Haradinaj: Nderuam me krenari jetën dhe veprën e Agim Selmanaj në shërbim të atdheut

- Advertisement -

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka kujtuar në përvjetorin e rënies Agim Selmanajn.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka nderuar sot me krenari jetën dhe veprën e të ndjerit në shërbim të atdheut.

“I rritur në frymën e atdhedashurisë, në një familje e cila ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut pa kalkulim, ai u ngrit në një ushtar shembullor, nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë së kësaj toke”.

“Lavdi e përjetshme Agimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij!”, ka thënë Haradinaj

Të ngjashme

Të fundit