Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë në Veternik.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Hekuran Hoxha nga Gjakova. Ai ishte kandidat i AAK-së në zgjedhjet e fundit.
Lidhur me këtë ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ndarja nga jeta e Hekuran Hoxhës na tronditi të gjithëve.
Postimi i plotë:
Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.
Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve!
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani.





