13.1 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para seancës, ku do të tentohet për herën e 20-të të konsititohet Kuvendi.

Ai tha se janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentar nëse propozohet emër tjetër, që ai e quan unifikues.

“Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, prapë e kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Do të japim votën për kandidat të VV-së që është unifikues, kemi ëprmend Bogujevcin dhe Selimin, por do të mujshim me votu edhe zotin Konjufca, ish kryetarin. “

Haradinaj është pyetuer se a do ta votonte kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar Kuvendi.

“Nuk kemi marrë qëndrim rreth kësaj. Nuk muj me dhënë një mendim të qartë. Nuk kemi diskutu në aleancë. Në obligim s’jemi…”

Të ngjashme

Të fundit