20.8 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Muja dhe dyzet e një heronjtë e UÇK-së e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë.

“Kujtojmë sot trimërinë e jashtëzakonshme të Mujës – shpirtit të pathyeshëm të rezistencës, që as plumbat e as dimri i ashpër nuk e ndalen dot në rrugën drejt lirisë. 41 trima nga çdo cep i Kosovës, nga Faton Gjylani tetëmbëdhjetë vjeçar deri te Maliq Karaqica pesëdhjetë vjeçar, u bashkuan në një ideal të shenjtë”.

“Sakrifica e tyre shndërrohet sot në forcë dhe frymëzim për Ushtrinë e Kosovës – ëndrrën e tyre të realizuar. Para gjashtë vjetësh, kur themeluam ushtrinë, ndjeva se po përmbushim amanetin e këtyre heronjve”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë përvjetor, ai tha se do të zotohen se do ta ruajnë dhe forcojnë Kosovën për të cilën ata dhanë jetën

Të ngjashme

Të fundit