19.8 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Haradinaj mirëpret Samitin në Tiranë: Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë

- Advertisement -

Kryetari i AAK`së Ramush Haradinaj ka reaguar për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Sipas tij ky Samit është një sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit

“Falënderim për Kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane. Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë. Populli ynë meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

E mirëpres Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, një sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Falënderim për Kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane.

Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë. Populli ynë meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane

Të ngjashme

Të fundit