8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi ShBA-të.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sulmi terrorist i 11 shtatorit ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.

“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë në rresht me ShBA-të.

“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit