![Haradinaj mesazh PDK-së e LDK-së: Frika s’ka me ju sjellë vota Haradinaj mesazh PDK-së e LDK-së: Frika s’ka me ju sjellë vota](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/BB2211D3-DB23-4312-A438-BEFB596B522D.jpeg)
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, ku ka folur për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet e trazuara të Qeverisë Kurti me aleatët e saj.
Përtej kritikave ndaj kryeministrit Albin Kurti, Haradinaj i kritikoi edhe kolegët e tij opozitarë. Krytari i AAK-së vlerësoi se frika e opozitarëve të sotëm s’ka me ju sjellë vota.
“Kjo frika e opozitarëve sotëm nuk ka me ju sjellë votat, kanë me rreziku trupin elektorat vet. Nëse ti e dëgjon mikun që t’u ka gjetur në ditë më të vështira. Ai po thotë jemi bashkë krejt komuniteti euro-atlantik, e çka pres unë prej Kosovës që s’po bashkona me ta. Unë besoj që Aleancës i ka ndihmu qartësia”, ka thënë Haradinaj.