3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Haradinaj: Me Shqipërinë ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro-atlantike

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kuvendi i Shqipërisë.

Haradinaj në përvjetorin e 15-të të pavarësisë, ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë për Kosovën.

“Në vigjilje të përvjetorit të 15-të të pavarësisë, prita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga Jorida Tabaku. Pata kënaqësinë të pranoj urimet në këtë përvjetor të pavaresisë si dhe shpreha mirënjohjen time për kontributin e shtetit shqiptar për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se do të ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro- atlantike.

“Në takim shpreha edhe njëherë përcaktimin tonë per thellimin e bashkëpunimit që të ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro-atlantike!”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit