-0.9 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Haradinaj me qytetarët e Ferizajt: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar sot bashkëbisedimin e tij me qytetarë të Ferizajt.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se në rrethana krize ekonomike konsultimi me popullin është i domosdoshëm.

“Në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm. Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizajt”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka marrë shumë kohë dhe tani është momenti që të mbyllet ky proces.

“U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve. Diskutuam edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale. Jemi më të fortë kur jemi bashkë”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit