5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Haradinaj: Me liberalizimin e vizave Kosova po rrezikon të humb kuadrot e reja

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se Kosova seriozisht rrezikohet nga emigracioni në rritje pas liberalizimit të vizave.

Kështu tha Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Emigracioni në rritje po rrezikon seriozisht vendin. Me liberalizimin e vizave Kosova rrezikon të humb kudrot e reja. Do të ishte e udhës që Qeveria të përpilojë një plan në mbështetje të sipërmarrësve të rinj”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se mundësia e vetme për të krijuar është ofrimi i lehtësirave për të rinjtë sipërmarrës.

“E vetmja mundësi për krijim është ofrimi i lehtësirave për të rinjtë sipërmarrës për marrjen e kredisë, mbulimin e kostos së kredisë dhe njëkohësisht një politikë më gjeneroze e huamarrjes.
Një mbështetje e tillë e drejtpërdrejt krahas krijimit të një klime më të favorshme për invesitorë të huaj do të zgjonte frymën sipërmarrëse, vetëpunësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1082085236450561&id=100044440716038&eav=AfY5tmmee8trsDDuRlmFCz4OMzeIU9dQuGaHMJnNC4ptIqL3CJx6egTD2PyD3FyWK_o&paipv=0&wtsid=rdr_0iFIY27TydFJ3tR86&ref=embed_video&_rdr

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit