10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Haradinaj: Më 9 shkurt populli do të dëshmojë se nuk është analfabet, siç e ka cilësuar kjo qeverisje

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e shpallura më 9 shkurt janë një mundësi e jashtëzakonshme për rikthimin e normalitetit, kur “populli do të dëshmojë se nuk është analfabet, siç e ka cilësuar kjo qeverisje”, raporoton Ekonomia Online.

Në një konferencë të përbashkët të koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët dhe E-30, Haradinaj ka premtuar se nën qeverisjen e këtij koalicioni, paga mesatare në Kosovë do të jetë një mijë euro, ndërsa nuk do të ketë asnjë nën 500 euro

Ai ka shtuar se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për “fushtatat linçuese të Albin Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.

Tutje, Haradinaj ka theksuar se populli i Kosovës nuk është analfabet, ashtu siç, sipas tij, e ka cilësuar Qeveria Kurti e se “është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike”.

“Zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025, janë një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet. Sidoqoftë, me 9 shkurt 2025, populli i Kosovës do të dijë të dëshmojë se nuk është popull analfabet, ashtu siç e ka cilësuar kjo qeveri”.

“Populli nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon, është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike, se nuk e lejon askënd ta kthejë prapa e ta stagnojë zhvillimin e vendit, se nuk e lejon askënd, që të krijojë kriza artificiale, me qëllimin e vetëm mbetjen në pushtet pavarësisht çmimit”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partneret e saj në koalicion, Nisma, Konservatoret, Intelektualët, janë bërë bashkë të përballen me ata që kanë shkelë mbi çdo vlerë, kanë fyer, kanë nënçmuar e kanë shpifur, kanë tradhtuar besimin e qytetarit, kanë tradhtuar të varfrit, e kanë tradhtuar edhe diasporën.”

“Për ta kthyer besimin qytetarëve besimin, që në ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mesatare nën një mijë euro dhe nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Me siguri Kurti e ka mision që në fund të mandatit t’i rrisë pagat”.

“Ne e kemi nisur punën për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përgatitjet kanë nisur. Tani kemi draftin e parë të planit tonë qeverisës. Kemi strategji edhe si të përballemi me fushatat linçuese të Kurtit dhe ushtrinë e tij të internetit”, ka thënë ai, raporton EO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit