![Haradinaj mbledh strukturat e partisë dhe partnerët e koalicionit: Motivi i bashkimit tonë është dashuria për vendin Haradinaj mbledh strukturat e partisë dhe partnerët e koalicionit: Motivi i bashkimit tonë është dashuria për vendin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/04/FB_IMG_1712261114722.jpg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i drejtuar nga ai, ka përmbajtje dhe është i përbërë me njerëz që e duan Kosovën dhe që e orientojnë në kursin e duhur euroatlantik.
Kështu ka thënë Haradinaj në iftarin e shtruar sonte me struktura të AAK-së.
“Sonte sofrën e iftarit e patëm në Prishtinë, me kolegë të strukturave të kryeqytetit, asambleistë dhe drejtorë komunal si dhe partnerët nga NISMA, Klubi Konservator dhe Forumi Intelektual E-30. Bashkimi ynë ka përmbajtje, me njerëz që e duan Kosovën dhe dijnë ta orientojnë në kursin e duhur euroatlantik”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se me partnerët i bashkon dashuria për vendin.
“Vlerat e përbashkëta dhe dashuria për vendin na kanë bashkuar për të ndërtuar alternativen tonë më të mirë politike për qytetarët e vendit tonë”, është shprehur Haradinaj.