10.5 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Haradinaj: Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur indinjatën e tij të thellë për refuzimin e shtetit serb, për të pranuar krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Duke përkujtuar viktimat e masakrave të Dubravës dhe Vushtrrisë, ai thotë se Kosova do ta vazhdojë betejën për të vërtetën, transmeton klankosova.tv.

”Nga 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës ndodhi një nga krimet më makabre që pushtuesi serb kreu ndaj shqiptarëve, mbi 130 të burgosur u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb, me një qëllim të vetëm, zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik.

22 maji 1999 na rikthen në kujtesë një tjetër akt barbar, masakrën në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan burra, gra, pleq e fëmijë, pa dallim. Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën “22 Maji” u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012.
Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën për të vërtetën.
Kosova nuk harron!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”.

 

 

Të ngjashme

Të fundit