Home Ballina Haradinaj: Luftojmë për vendin e parë në zgjedhje, VV ka rënie

Haradinaj: Luftojmë për vendin e parë në zgjedhje, VV ka rënie

0
Haradinaj: Luftojmë për vendin e parë në zgjedhje, VV ka rënie

Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj ndërsa ka folur për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka thënë se Vetëvendosje ka rënie, dhe do të dalë rreth 25%, kurse afër do të jenë me rreth 20%, më pak apo më shumë, partitë opozitare.

Haradinaj ka thënë se si koalicion po luftojnë për vendin e parë dhe që ai ta udhëheq qeverinë e re, kurse ka mohuar kategorikisht që do të bëjë koalicion paszgjedhor me partinë e Kurtit.

“Ne besojm që në këtë situatë të gjithë jemi në garë për vendin e parë, për me i fitu zgjedhjet, VV ka qenë shumë lart, por ka rënë, ndoshta është përgjysmë rezultatit të vet që kishte dikur, mendoj që është përgjysmë, rreth 25%, nga ato vlerësime, matje që po i shohim po ndodhin, dhe ne të tjerët jemi aty diku rreth 20%, minus ose plus, ndonjëri nga ne opozitarët, dhe ne po luftojmë për vend të parë si koalicion, ka plot parapemtra që na bëjnë kandidat për me udhëheq me qeverinë e vendit, po synoj që qeverinë ta udhëheqi unë, po si qeveri e opozitës nuk po e planifikojmë asnjë marrëveshje, asnjë bashkëpunim me Kurtin”.

Ai ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, LDK, PDK, por jo me Kurtin.

“Nuk bëhem pjesë e shkatërrimit të vendit, nuk ka asnjë ofertë, asnjë post, që më lejon mua, që i di zhvillimet në vend, rajon e botë veçanërisht në Uashington që ta bëjë një veprim të tillë antikombëtar”, ka deklaruar Haradinaj.

Exit mobile version