17 C
New York
Saturday, May 31, 2025

Buy now

Haradinaj: Lufta e UÇK-së solli lirinë dhe aleancën me NATO-n dhe ShBA-në

- Advertisement -

Në ceremoninë përkujtimore për dëshmorët e rënë Arben dhe Luan Qerimaj në Gllogjan, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, çmoi lart figurat e tyre në luftën çlirimtare të vendit.

“Ishte kjo luftë që solli lirinë, që hapi rrugën për ndërtimin e shtetit tonë dhe që krijoi aleancën tonë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – një aleancë që duhet ta ruajmë e ta forcojmë me krenari”, u shpreh Haradinaj.

Ai ritheksoi angazhimin për një Kosovë të sigurt dhe të integruar në strukturat euroatlantike. “Misionin tonë për sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, udhëhequr nga Amerika”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit