Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim i dha armikut përgjigjen e merituar.
Haradinaj ka thënë se Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri.
“Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim armikut i dha përgjigjen e merituar. Luftëtarët e kësaj treve janë shembulli më i mirë se si duhet dalur zot Atdheut.
Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.