26.4 C
New York
Sunday, September 28, 2025

Buy now

Haradinaj: Llapi është vetë historia, me njerëz atdhetarë e punëtorë

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Podujevë, nga ku tha se Llapi është vetë historia, siç u shpreh, me njerëz atdhetarë e punëtorë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se më 12 tetor, llapjanët kanë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në udhëheqje.

“Llapi është vetë historia, me njerëz atdhetarë e punëtorë. Sot, qëndruam në Podujevë, ku prezantuam ofertën tonë për këtë qytet. Kandidati ynë për Kryetar është Baki Feta. Ai prin edhe listën për Asamblenë Komunale, të përbërë nga personalitete me përvojë, ekspertë dhe profesionistë nga grupmosha të ndryshme”.

“Baki Feta është luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, afarist dhe biznesmen i suksesshëm. Ai njihet si njeri i fjalës dhe i ndershëm, gjithmonë i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë. Me punën dhe qëndrueshmërinë e tij, përfaqëson më së miri vlerat e llapjanëve. Më 12 tetor, llapjanët kanë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në udhëheqje. Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet. Vota për 174 – Dritë për Podujevën”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.

Të ngjashme

Të fundit