0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Haradinaj: Ligji i Pagave nuk i përmbush kërkesat e policëve

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, që të reflektojë lidhur me pagat e Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave nuk i përmbush nevojat që ata kanë.
“Çdo herë, Policia e Kosovës është në krye të detyrës. Ne, me të drejtë krenohemi me punën e tyre. Por, trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre”, ka shkruar ai.
“Shumë prej tyre më kanë shkruar, të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj. Edhe pse pritej që t’iu rritet paga, me ligjin e ri për shumë pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e tyre. Kryeministër, reflekto”.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit