Pas deklaratave të ministrit Xhelal Sveçla, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’i tërheqë ‘sejmenët’ e tij dhe t’i lejojë njerzit të protestojnë për të drejtën e tyre.
“Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve” shkruan Haradinaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Pushteti nuk është gjithçka.
Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin.
Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve.
Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë.
Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!