-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Haradinaj-Kurtit: Tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu, lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre

- Advertisement -

Pas deklaratave të ministrit Xhelal Sveçla, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’i tërheqë ‘sejmenët’ e tij dhe t’i lejojë njerzit të protestojnë për të drejtën e tyre.

“Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve” shkruan Haradinaj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Pushteti nuk është gjithçka.

Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin.

Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve.

Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë.

Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!

Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, July 15, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit