Home Lajme Haradinaj – Kurtit: I ke thanë Thaçit ‘shko Hashim’ – ta deshti, Hashimi shkoi, por Kosovës pse ia ke marrë inati?

Haradinaj – Kurtit: I ke thanë Thaçit ‘shko Hashim’ – ta deshti, Hashimi shkoi, por Kosovës pse ia ke marrë inati?

0
Haradinaj – Kurtit: I ke thanë Thaçit ‘shko Hashim’ – ta deshti, Hashimi shkoi, por Kosovës pse ia ke marrë inati?

Kështu foli kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kuvend:

E ke sjell ligjin për paga, ke kriju edhe ma shumë kaos. Unë e kuptoj nëse ia merr inati Serbisë, se të ka mbajtë në burg, të ka trajtu e keqtrajtu. Nuk e kuptoj pse ia ke marrë inati shtetit tand. Pse i vetmi polic i rajonit që nuk i rritet rroga është polici i Kosovës, i vetmi ushtar që s’ka rritje rroge në qeverisjen tande, është ushtari i Kosovës. Pse nuk i rritet rroga pjesëtarit të AKI-së? Pse ua ke marrë inati mësuesve të Kosovës, për 50 euro i ke mbajtë shkollat mshelë.

Dikur i ke thanë Hashim Thaçit ‘shko Hashim’. Ta deshti puna, shkoi Hashimi? Çka është ma mirë n’qët Kosovën tande, tregona të lutna. Edhe unë po të tham shko Albin, se s’je kah qet kurgjo në dritë në Kosovë. Nuk të them shko atje ku janë ata, po vec shko ku t’dush.

A mund ta quajmë sukses grumbullimin e parasë publike?

Kush po iu mashtron se kjo është sukses. Ato pare kanë qenë të taksapaguesve dhe mozbatimi i ligjit është veprim joligjor.

Dikush duhet me dhanë spjegime e llogari edhe përgjegjësi pse ai buxhet nuk ka shku ku e ka votu parlamenti i vendit.

Kisha pritë prej njerëzve që kanë logjikë dhe e kuptojnë realitetin e pasojat që sjell mbajtja e buxhetit kështu, të kërkojnë llogari pse nuk ka shku  buxheti atje ku kërkon parlamenti.

A është sukses buxhetor me iu marrë të hyrat vetanake edhe komunave, e pastaj mos me i kthy.

Dikush ish dashtë me shku në burg që e ka mbajtë peng paren e Kosovës dhe nuk e ka cu në vend.

Krejt investimet kapitale në këtë vend, janë ndërpre.

Ka dy vite që kryeministri ynë që përmendke miliarda, nuk e ka shti një cent në projekte që janë vitale.

Po mendoj që ke një strategji perfide, po don me i lodhë njerëzit, qytetarët, po don me i kthy në skllav që ata me u varë prej teje kuru a jep një lëmoshë. Pra mbajtja e buxhetit, nuk ka spjegim tjetër.

E ka votu parlamenti është dashtë me shku ku ka thënë parlamenti.

E di që në një moment të caktuar, njerëzit mirëpresin lëmoshen, por ata nuk rrinë në Kosovë.

800 milionë të popullit të Kosovës, nuk kanë shku për cka ka votu parlamenti.

Kujt iu ka rritë fuqia blerëse në këtë vend, tregomni ju të shkollumit, të mençurit./Periskopi

Exit mobile version