8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj: Kurti s’mori pjesë në festën e Pavarësisë së Amerikës, ndonëse ishte në Prishtinë

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në festën e Pavarësisë së Amerikës, ndonëse sipas tij ishte në Prishtinë.

Haradinaj deklaroi “i bindur” se kryeministri, Kurti ka qenë në Prishtinë, por që nuk ka shkuar në manifestimin qendror të 4 korrikut.

Haradinaj e “akuzoi” Kurtin për marrëdhënie të “pabesa” ndaj aleatëve të Kosovës.

Kosova ka gjendjen e përkeqësuar. Dita e 4 korrikut që është festuar më 2 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në Prishtinë, por nuk ka qenë pjesë e ngjarjes vjetore e 4 korrikut; e obligon vendin nikoqir. Kryeministri nuk shkon askund në atë datë. Goditja e radhës e ardhur me këto pasaporta është rezultat i marrëdhënieve të pabesave që I ka zhvilluar kryeministri me aleatët. Aleatët po i kthejnë në çdo mundësi një lloj padrejtësie, goditje për shkak të Kurtit dhe sjelljeve të tij me aleatë”, deklaroi Haradinaj në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit