Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për përkrahjen e kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurtit për koalicionin opozitar shqiptar, Lëvizjen për Evropen (LEN), në Maqedoninë e Veriut.
Haradinaj ka thënë për Pressing të T7, se Kurti me këtë ndërhyrje në zgjedhjet e shtetit fqinj po i sherbën agjendes serbe dhe ruse.
Ai tha se Kurti nuk mund ta dëmtojë Ali Ahmetin, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
“Unë nuk mendoj që ka të bëjë fare me shqiptarët e Maqedonisë, Albini s’po shkon me ndihmu një krah, as nuk mundet me dobësu Ali Ahmetin sepse ai është politikan serioz. Ai po shkon vetëm me ja hap dyert Serbisë në kërkesat jolegjitime ndaj nesh e pastaj me na u lëshu në shpinë krejt aleatët tanë. Edhe pasi të shkon Kurti kan me na thanë kryeministri juaj ka bo fushatë në shtete fqinje”, tha Haradinaj, përcjell Express.
“Është rrezik qa po bën. Agjenda serbe, agjenda ruse, si të kërkon Sveçla me shku në Preshevë është agjenda ruse”.
“Është agjenda e tyre destabilizimi i Maqedonisë, ndërhyrja prej shtetit në shtet e kryeministrave në fushata ja legjitimon Vuçiqit me shku në Mal të Zi te serbët e vet, ti je ka e prish Ballkanin”, tha ai.
“Shërbim i agjendës ruse dhe serbe”, ripërsëriti ai.
“Duhet të kemi lidership që e don shtetin e jo vetën. Jo lidership që shkon me marrë foto për mi marrë votat”.
“Nëse ne mbesim në tavolinën e destabilizuesve do ta kemi problem”, u shpreh Haradinaj.