Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti e la Kosovën pa miq, pa përkrahje nga NATO, nga ShBA-të e Europa.
Madje, sipas tij, Kurti na përçau edhe mes vete. Prandaj sipas tij, “ky është e kqeja”.
E plotë:

Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.
Na vendosi nën sanksione.
Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.
Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.
I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.
Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.
Ky është e keqja!