8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj: Kurti ka probleme, s’do t’i ndihmojnë pakot sociale dhe rritja e koeficientit

- Advertisement -

Lideri i AAK-së nuk ka mundur të flasë me saktësi se pse kryeministri Albin Kurti dëshiron të shkojë tani në zgjedhje të reja.

Ai ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës duhet t`i këtë një arsyeje fortë për zgjedhje.

Në një intervistë me Astrit Gashin, ai ka thënë se në bazë të informatave të tij kryeministri ka probleme të mëdha.

Sipas tij, Kurti nuk do të ndihmohet në zgjedhje as nga veprimet qeveritare që do të mund t`i ndërmarr.

Nuk mundem për besë të flas me ndonjë saktësi të caktuar por duhet pasur një arsye pse ai po nxitohet tash, më shumë se sa që po i bie përqindje, pra ai i ka të dhënat që është në rënie e sipër. Ne po flasim me njëfarë qartësie, ne kemi informata. Kurti ka problem, s’do t’i ndihmojnë as pakot sociale, as koeficienti”, ka thënë Haradinaj.

Ai pret që para zgjedhjeve Kurti të ndërmarr veprime populiste për të ndikuar të qytetarët.

Ai e ka skenarin, shpërndarja e parlamentit dhe në kohën prej shpërndarjes ai do t’i drejtohet qytetarëve me disa dhurata sa për t’ua blerë votën, që është mashtrim dhe njëkohësisht nga frika se diaspora nuk e voton më, e ka votuar diasporën me ministren e jashtme, MPJ edhe pse i ka marrë krejt kërkesat nga KQZ, nuk i ka ndërmarrë veprimet që t’ua mundësojnë shtetasve tonë që jetojnë jashtë Kosovës, që të votojnë në ambasada apo nuk ka hapur kutinë postare që qytetarët tanë të votojnë atje për 60 centë, i ka dënuar të votojnë si herën e kaluar, nuk besoj se është vetëm rënia e votave, ka edhe shqetësime tjera. Po i lëmë hipotetike, por nuk është e mirë e marrëdhënieve të tij me askënd”, ka vlerëson Haradinaj.

Dështimi i Kosovës në KiE

I pari i AAK-së ka folur edhe për dështimin e Kosovës që të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se dështimin për t`u anëtarësuar në këtë organizatë ishte një humbje e madhe për Kosovën.

Mosanëtarësimi në KiE s’ka qenë humbje vetëm për Kosovën, por edhe për aleatët e Kosovës dhe të vetmit që kanë fituar në këtë rast janë Serbia e Rusia. KiE ka qenë dëshmi për të vazhduar edhe në NATO dhe BE. Edhe mungesa e këtyre dy opsioneve i ka shkaktuar humbje aleatëve tanë, që po luftojnë me Rusinë. Kurti i ka shkaktuar këto pasoja, këto shkojnë në emrin e tij, këto pasoja në emrin e tij kanë shkuar aq larg sa ta inkurajojnë Serbinë t’i shkruajë asamblesë parlamentare të NATO-s”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kurti Asociacionin do ta themelojë pas zgjedhjeve.

Po prandaj thash se po qarkullojnë zëra që Kurti u ka thënë autoriteteve të caktuara përmes emisarëve të vet, që në një mandat të ri ato që s’i ka kryer do t’i kryejë, por s’mund t’i bëjë para zgjedhjeve sepse do të jenë karta e tij kryesore zgjedhore dhe u ka thënë se do ta bëjë atë që tha edhe zonja Gërvalla, që buron nga ky premtim, që çoi dhe letër, pra buron nga premtimi i Kurtit që ka dhënë, andaj po ngutet që të shkojë në zgjedhje dhe sapo t’i kryejë i bën”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, i pari i AAK-së mendon se për shkak të Asociacionin kryeministrit Kurti po i nguten zgjedhjet e reja.

Zbatimi i tij është çështje praktike që duhet të ndodhë në një mënyrë të caktuar por Kurti u ka kërkuar ndërkombëtarëve, ‘ju lutem më ndihmoni të shkoj në zgjedhje i padëmtuar, t’i kryej zgjedhjet, t’i kryej punët tjera’, e kanë draftin e kanë bërë…nuk e çojnë draftin para zgjedhjeve, zonja Gërvalla thoshte në letër se e çojnë draftin në fund të majit, prandaj po iu ngutet që t’i shpallin zgjedhjet para fundit të majit, që drafti mos të shkojë para se të votohet, nëse shkojmë në zgjedhje, ai thotë se draftin e kanë të gatshëm por ua japin pas zgjedhjeve sepse iu duhet për t’i marrë votat”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit