Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka folur për raportin e kryeministrit Kurti me UÇK-në.
Sipas tij, Kurti nuk ka të bëj asgjë me UÇK-në. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës është veteran i rrejshëm.
“Nuk ka të bëj me UÇK ai asgjë, ai s`ka lidhje. Ai është veteran i rrejshëm. Prokuroria ndoshta për kurtuazi mund të shkojë dhe ta marrë në pyetje, por ai është veteran i rrejshëm”, ka thënë Haradinaj.